9/18/2025 10:45:36 AM

Nagavci thotë se Jashari i SBASHK-ut po ndikohet, e quan të pamatur

Duhet të lexoni

Ministrja Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, që të bashkëpunojë më të, pas paralajmërimeve të kësaj sindikatë se do të mbajnë greva në arsim nga 1 shtatori.

Nagavci ka thënë se duhet që të lihet anash “adresimi i agjendave politike”.

“Kryetarit të SBASHK-ut, i bëj thirrje publike për çështjet që janë në të mirën e arsimit, përfshirë edhe gjithë mbështetjen për mësimdhënësit, na ka partnerë e bashkëpunëtorë pa asnjë dilemë. Për humbje kohe, për adresim të agjendave politike, përkundër që ndoshta mund të merreshim, nuk kemi kohë as vullnet”, ka thënë ministrja Nagavci.

Ajo i ka quajtur të pamatura deklaratat nga Jashari se ministrja nuk po bashkëpunon me ta. Ajo ka thënë se arsyet që sindikata i ka paraqitur për grevë, jo vetëm se është e pakuptueshme por shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, duke përmendur këtu edhe takimin e Jasharit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Jam përmbajtur nga deklaratat e pamatura të Jasharit sepse konsideroj që është e rëndësishme që të gjithë bashkërisht të punojnë në mënyrë që të ofrojmë më të mirën për fëmijët tanë”.

“Duke filluar prej deklaratave të tij, pas takimit me zotin Haradinaj, ku thotë që mënyra e shpërndarjes, është njëra ndër tekstet ku ai e përmend njëra nga arsyet për grevë është jo vetëm se e pakuptueshme, por në fakt e shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, sepse të gjitha raportimet nga shkollat, nga mësimdhënësit, nga drejtorët janë që kjo mënyrë e subvencionimit e teksteve është një lehtësim për shkollat”, ka thënë Nagavci.

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se si pasojë e mungesës së dialogut me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë në përgjithësi, viti i ri shkollor rrezikon të mos fillojë me 1 shtator, pasi ky sistem mund të futet në grevë.

Nga kjo sindikatë thuhet së kjo është kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë pasi Ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk po i marrin parasysh kërkesat e tyre dhe nuk po u përgjigjen ftesave për dialog.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate