Një ngjare e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.
Bëhet me dije se një i ri 30-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me shtyllën e tensionit. Kjo ka rezultuar fatale për të riun, tekas ka humbur jetën në vendin e ngarjes.
I riu është identifikuar me inicialet E.K teksa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre fushat”.
Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.