9/19/2025 7:18:01 AM

Vuçiç për vrasjen nga autoritetet serbe të Faton Hajrizit: Policia bëri detyrën

Duhet të lexoni

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e të riut nga Kosova Faton Hajrizi, që u vra nga autoritetet serbe, duke thënë se thënë se policia kanë kryer punën e tyre dhe “ka reaguar konform ligjit”.

“Policia ka reaguar konform ligjit. E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, siç është edhe leja e qëndrimit në Gjermani. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç është e çuditshme që viktima, Hajrizi kritikonte hapur qeverinë në Kosovë dhe përfaqësuesit e saj në rrjetet sociale. Pavarësisht se Hajrizi ishte arrestuar disa herë në Kosovë, Vuçiç tha se për të nuk ishte normale që ai të ishte kritik i Prishtinës.

“Ai vrau një ushtar rus në vitin 2000 dhe është një histori e çuditshme ku ai reklamon në rrjete dhe kritikon përfaqësuesit e qeverisë në rrjete. Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, tha Vuçiç.

Faton Hajrizi, i akuzuar për vrasjen e një efektivit serb është ekzekutuar pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik).

Mediat serbe kanë publikuar foton e të riut nga Kosova të shtrirë përtokë pa shenja jeta. Faton Hajrizi akuzohet se vrau në afërsi të Loznicës policin serb Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij, Vjekoslav Iliç, gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve në taksinë ku po udhëtonte i riu nga Kosova, i cili kishte vetëm 10 ditë që ishte arratisur nga burg.

Sipas informacioneve, Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë. Ai është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva në pritje të për të ikur përtej Drinës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate