9/19/2025 1:38:06 AM

Kosova s’i ka dërguar komentet në Bruksel, Kurti: Ekipi po punon për përgjigjen adekuate e të merituar

Duhet të lexoni

Kryeministri Albin Kurti tha se po punojnë ende që “t’i përgjigjen Brukselit në mënyrë adekuate e të merituar”, ndërsa sot është dita e fundit që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në fillim të muajit ua përmendi kryenegociatorëve si afat për t’i dërguar komentet e tyre mbi planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, raporton Gazeta Express.

“Ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është duke punuar edhe në këtë kohë që ne po flasim, në mënyrë që t’i përgjigjen Brukselit në mënyrë adekuate e të merituar, e për këtë gjë sigurisht që do t’ju njoftojmë edhe juve gjatë ditës së sotme ose më së largu nesër paradite”, tha Kurti në një konferencë për media.

Paraprakisht, ai tha se duhet të respektohet marrëveshja, në mënyrë që “të kemi zbatim të vërtetë”.

“Së pari, para se të kemi kërkesa për zbatim të marrëveshjes, duhet të kemi respektim të marrëveshjes. Nuk do të mund të kemi zbatim të vërtetë e as të qëndrueshëm, nëse nuk kemi respektim të sinqertë e serioz. Serbia këtë nuk e ka bërë. Përkundrazi, e ka shkelur çdo javë”, tha Kurti.

“Ne insistojmë në respektim të marrëveshjes dhe zbatim të marrëveshjes. Për këtë gjë nevojitet nënshkrimi, sepse nënshkrimi do të ishte garanci e sinqeritetit, e seriozitetit, e mirëbesimit për zbatim të marrëveshjes dhe do të spostonte të gjitha ato shkeljet e mëhershme”, shtoi ai.

Në takimin e fundit ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq më 2 korrik, Lajçak kërkoi nga palët që t’i dërgojnë komentet e tyre deri më 18 korrik.

Për rreth shtatë orë u diskutuan një sërë çështjesh, ndërsa Lajçak deklaronte më pas se ishin pajtuar “për një numër të hapave të ardhshëm”.

Një javë pas atij takimi, Lajçak shkroi në Facebook se nuk ishte arritur ndonjë përparim në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate