9/19/2025 2:26:15 PM

Raportimi i drejtorit të AKI-së, Musliu: Kërcënimi nga grupet paramilitare e terroriste që po trajnohen në Serbi, është i lartë

Duhet të lexoni

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka raportuar sot drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Ajeti në këtë mbledhje është ftuar të raportojë për situatën e sigurisë në Kosovë pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë se vendi mund të sulmohet përsëri nga grupet terroriste të trajnuara në Serbi.

Pas mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë është stabile dhe situata në komunat në veri është e qëndrueshme, por shtoi se ka përpjekje të vazhdueshme të Serbisë për tensionim të situatës.

Musliu tha se kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste anëtarët e së cilës po strehohen dhe trajnohen në Serbi vlerësohet si shumë është i lartë. Ajo shtoi se të dhënat nga institucionet e sigurisë tregojnë se grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaonikut dhe Kralevc dhe se ky grupi paramilitar e terrorist i udhëhequr nga Radoiçiq vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare, armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar në vazhdimësi dhe janë duke diskutuar mundësitë për sulme.

Musliu përmendi edhe faktin se ushtria serbe ka rritur praninë e patrullave e dronëve në zonën kufitare me Kosovën.

“Mund të konstatojmë pas këtij takimi se gjendja e përgjithshme e sigurisë është stabile. Situata në katër komunat në veri është e qëndrueshme përkundër ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për tensionim të situatës. Kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste anëtarët e së cilës po strehohen dhe trajnohen në Serbi vlerësohet si shumë i lartë. Bazuar në të dhënat inteligjente, së fundmi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaonikut dhe Kralevcit. Grupi paramilitar e terrorist i udhëhequr nga Radoiçiq vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare, armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar, në vazhdimësi janë duke diskutuar mundësitë për sulme. Radoiçiq vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe zyrtarë të lartë shtetërore dhe është duke mbajtur kontakte me disa grupe radikale dhe kriminale me shtrirje rajonale. Ushtria serbe ka rritur praninë e patrullave dhe dronëve në zonën kufitare me Kosovën.

Këto janë tregues se Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës me qëllim të cenimit të sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetërorë dhe joshtetëror. Së fundmi janë rritur edhe sulmet hibride”, tha Musliu.

Por ajo shtoi se nuk ka vend për panik përderisa nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta dhe shtoi se shteti i Kosovës bashkë me aleatët është në gjendje gatishmërie.

“Duhet ta kemi të qartë. Secili shtet ka të drejtë të manovrojë në territorin e saj, në këtë rast edhe Serbia. Derisa nuk ka provokime reale dhe sulme të drejtpërdreja mund të them që shteti i Kosovës së bashku me aleatët është në gjendje gatishmërie dhe nuk ka vend për panik”, tha Musliu.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate