9/20/2025 12:25:11 AM

Për dy vjet, Specialja dënoi dy ish-komandantë me mbi 40 vjet burgim

Duhet të lexoni

Brenda dy vjetëve, nga 2022-ta deri tani më 16 korrik të 2024-së, Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar dy ish-komandantë të UÇK-së, Salih Mustafën e dhe Pjetër Shalën, të dy të dënuar për krime lufte gjatë vitit 1999.

Mustafa dhe Shala u dënuan për veprat e njëjta penale për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme, kurse të dy u shpallën të pafajshëm për veprën penale të trajtimit mizor.

Mustafa u dënua me 26-vjet burgim, të cilit më vonë iu ul dënimi me burgim nga Gjykata e Apelit në Hagë në 22 vjet. Kjo erdhi në seancën e 14 dhjetorit të vitit 2023 që u mbajt pas kërkesës së Mustafës për ulje të dënimit që mori nga procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, njofton Klankosova.tv.

Gjykatësja e rastit në fjalë, Michele Picard, kishte thënë se ulja e dënimit merr për bazë edhe kohën e qëndrimit të Mustafës në paraburgim që nga arrestimi i tij.

“Vendimi është si më poshtë, pasi janë shqyrtuar të gjitha argumentet nga palët dhe pjesëmarrësit paneli i Gjykatës së Apelit në bazë të nenit 26 të ligjit dhe rregullave 182 183 të rregullores miraton pikat nënpikat 9F, 9H dhe 9K pjesërisht të apelit të Z. Mustafa”.

“Rrëzon të gjitha pikat e tjera të Apelit të Z. Mustafa, lë në fuqi vendimin e fajësisë për krimin e luftës së ndalimit arbitrar, krimin e luftës së torturës dhe krimin e vrasjes. Anulon vendimin e njësuar më 26 vjet e cakton me 22 vjet burgim duke llogaritur kohën në paraburgim”, ka thënë gjykatësja

E pos Mustafës, edhe Shala u dënua më një numër goxha të madh të viteve burgim, me 18 sish. Shalës në njësimin e viteve të burgimit në bazë të veprave penale i është llogaritur edhe pjesa e paraburgimit.

Kryetarja e Trupit Gjykues në rastin e Pjetër Shalës, Mappie Feldt Foglia, ka thënë se ish-komandanti i UÇK-së është dënuar për tri vepra penale, si ndalim arbitrar, torturë si krim lufte, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.

Ajo ka treguar edhe dënimin me burgim për secilën vepër penale.

“Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, Trupi Gjykues ka përcaktuar veprimet si në vijim: dënim me gjashtë vjet burgim për pikën ndalim arbitrar, dënim me 16-vjet burgim të krimit të torturës, dhe dënim me 18-vjet burgim pika tre për pikën vrasje e paligjshme, Trupi Gjykues ju dënon me 18-vjet burgim të njësuar edhe në tgë cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë Mappie Feldt Foglia, kryetarja e Trupit Gjykues.

Përndryshe, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë edhe ish-krerët e OVL UÇK-së,Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e tre muaj dhe me një gjobë prej 100 eurosh.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate