9/19/2025 12:22:48 PM

Qeveria: BE-ja i ka të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna

Duhet të lexoni

Qeveria e Kosovës tha se Bashkimi Evropian ka i të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna ndaj Kosovës, pasi që, sipas saj, Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat për desekalim të situatës në veri të vendit, kthimit të normalitetit dhe integrimit të serbëve atje.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha për RTV21 se urojnë që gatishmëria e vendeve të BE-së të kthehet së shpejti në veprim për të larguar këto masa

“Ne e kemi mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të largoj masat e padrejta ndaj Kosovës. Me 22 prill, me rastin e përfundimit procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi në Brastislavë me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur. Rikujtomë se dy nga këto katër komuna kanë nënkryetare gra nga komunitete jo shumicë serbe, me të cilat si Qeveri kemi komunikim dhe bashkëpunim të rregullt. Një pjesë e madhe e drejtorive në këto komuna drejtohen nga profesionistë të komunitetit serb. Procesi i konvertimi i targave në RKS është përmbyllur me sukses. Qytetarët kanë vijuar të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Mbi 2/3 e numrit total të aplikimeve për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në ata të Republikës së Kosovës janë regjistruar në katër komunat në veri. Si dëshmi e radhës e normalitetit dhe integrimit. Bashkimi Evropian ka i të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna. Ne urojmë që gatishmëria e tyre të kthehet së shpejti në veprim për të larguar këto masa”, ka thënë Kryeziu

Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për rtv21 ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave po vazhdojnë

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para Anëtarësimit)


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate