9/19/2025 12:37:20 PM

Kurti: NATO-n e duam në Kosovë dhe Kosovën në NATO

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizatat “Mbrojtja Civile”, dhe “Brigata e Veriut”, si organizata terroriste dhe strukturat ilegale po mbyllen, shërbimet e tyre po zëvendësohen me shërbime të mira e të drejta të institucioneve të Kosovës.

Kurti në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se konfirmojnë angazhimin për drejtësi e cila është për paqe të qëndrueshme dhe pajtim në mes popujve.

Kryeministri Albin Kurti tha se fuqizimi i subjektivitetit të Kosovës është cak i programit qeveritar dhe punës së përditshme të tyre.

Kurti tha se nga janari u liberalizuan vizat dhe shteti më në fund ka një pasaportë për të cilin të gjithë jemi krenarë dhe po fuqizohet çdo ditë. Sipas tij, bashkë me regjimin e vizave është heq edhe regjimi i stikersave për qytetarët e Kosovës kur udhëtohet në drejtim të Serbisë

.Ai u ndal edhe te organizimi i brendshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se vazhdojnë të jenë subjekti më i madh politik në Kosovë dhe jovetëm.

Kryeministri Albin Kurti shtoi se në pamundësi për të qenë në rrjedhat e strukturave organizative, dikush mund të ketë një lloj ftohje ndaj Vetëvendosjes, duke mos e parë vetën si pjesë të projektit dhe ecjes së përbashkët, andaj takimet janë të domosdoshme për mos krijimin e këtij perceptimi.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka dënuar aktin kriminal të tentim vrasjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke i dëshiruar shërim të shpejt.

Ai tha se ka mbetur i shokuar nga tentim vrasja e ish-presidentit, Trump.

“Dhuna politike është e papranueshme, demokracia dhe paqja janë vlera dhe mënyra të drejta kudo. Qartazi jetojmë në një epokë që nuk është veçse e vështirë por edhe e rrezikshme dhe prirkëshit për këtë arsye, shteti ligjor , demokracia të jenë shumë më të fuqishme se kurrë më parë dhe të mos kenë kurrë rehati. SHBA janë miku dhe aleati jonë më i madh dhe i pazëvendësueshëm”, tha ai. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate