Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar aktin kriminal të tentim vrasjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke i dëshiruar shërim të shpejt.
Kurti nisi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka mbetur i shokuar nga tentim vrasja e ish-presidentit, Trump.
Dhuna politike është e papranueshme, demokracia dhe paqja janë vlera dhe mënyra të drejta kudo. Qartazi jetojmë në një epokë që nuk është veçse e vështirë por edhe e rrezikshme dhe prirkëshit për këtë arsye, shteti ligjor , demokracia të jenë shumë më të fuqishme se kurrë më parë dhe të mos kenë kurrë rehati. SHBA janë miku dhe aleati jonë më i madh dhe i pazëvendësueshëm”, tha ai.