9/18/2025 3:21:40 PM

Haxhiu: Serbia s’ka ndryshuar pozicion nga regjimi i Millosheviqit

Duhet të lexoni

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me rastin e shënimit të 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, duke thënë se kjo është një shenjë e pashlyer në historinë e popujve të Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se narrativat fashiste, urrejtja, gënjeshtrat dhe frymëzimi armiqësorë ndaj fqinjëve mund të çojnë në tragjedi të përmasave kaq të mëdha

“Sot, përulemi me respekt të thellë përpara kujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Ky akt gjenocidi i kryer me brutalitet të papërshkrueshëm, është një shenjë e pashlyer në historinë e popujve të evropës, një plagë e pa mbyllur që na bënë më të vëmendshëm edhe për mënyrat në të cilat ideologjitë destruktive mund të çojnë në katastrofa të tilla. Narrativat fashiste, urrejtja, gënjeshtrat dhe frymëzimi armiqësorë ndaj fqinjëve mund të çojnë në tragjedi të përmasave kaq të mëdha”, shkroi ajo.

Ministrja Haxhiu është shprehur se janë të freskëta krimet e tmerrshme të Serbisë ndaj fqinjëve të vet, duke thënë që jo se nuk është penduar, por as nuk janë ndryshuar pozicionet dhe narrativat nga regjimi i Millosheviqit.

Sipas saj, bota nuk mund të jetë indiferente ndaj sjelljeve të tilla, sepse nuk duhet të lejojë një klimë të përshtatshme për përsëritje të historisë.

“Janë ende të freskëta krimet e tmerrshme që Serbia kreu ndaj fqinjëve të vet, përfshirë edhe krimet mizore ndaj popullit të Kosovës, për asnjërën nga të cilat nuk pendohet. Madje nuk janë të ndryshme pozicionet dhe narrativat e pushtetit në Serbi, nga regjimi i Millosheviçit.

Bota nuk mund të jetë indiferente ndaj sjelljeve të tilla, sepse nuk duhet të lejojë një klimë të përshtatshme për përsëritje të historisë. Ajo duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë ne, një thirrje për të reflektuar mbi përgjegjësitë tona si qytetarë globalë.

Ne përkujtojmë gjithashtu se këto masakra nuk janë thjesht pasojë e individëve të veçantë të despotik, por shpesh rrjedhin nga struktura të tëra politike dhe sociale që i mbështesin dhe i legjitimojnë ato. Bota demokratike duhet të luftojë kundër këtyre strukturave, duke kërkuar një transformim radikal që synon drejtësi dhe barazi për të gjithë.

Për t’i nderuar viktimat e Srebrenicës, duhet të luftojmë kundër çdo forme të diskriminimit dhe dhunës, dhe të punojmë për paqe dhe drejtësi për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga etnia, feja, kombësia, apo çfarëdo përkatësie tjetër”, shkroi më tej Haxhiu.

Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate