9/19/2025 3:07:21 AM

Hasani: Vetëm në Kosovë ndodhë që Dekani i Juridikut ta çojë mandatin deri në fund me diplomë false

Duhet të lexoni

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se vetëm në Kosovë mund të ndodhë që Dekani i Fakultetit Juridik, ku supozohet se prodhohet drejtësia dhe Kryeprokurori i Shtetit, ku implementohet drejtësia, mund ta çojnë mandatin deri në fund, edhe pse “kanë diploma false.

Hasani ka insistuar se Dekani Avni Puka nuk ka doktorruar në “La Sapienza” të Italisë dhe se i ka mashtruar, derisa kur ka folur për Kryeprokurorin, e ka pasur fjalën për Aleksandër Lumezin.

Për cështjen e Dekanit të Fakultetit Juridik, ajo që e kam thënë është e saktë 100 përqind. Ai nuk ka diplomë sic ka gënjyer të La Sapienzës, nuk ka doktorruar sic na ka thënë neve. Sic shkruan raporti, ai është avancuar në thirrjen akademike të profesorit të asociuar për shkak se sic na ka thënë neve ka diplomë’, ka deklaruar Hasani.Për këtë ka thënë se ka edhe prova.

“Unë i kam provat që nuk është ashtu, është gënjeshtër dhe vetëm në Kosovë mund të ndodhë që Dekani I Juridikut ku supozohet se prodhohet drejtësia dhe kryeprokurori I shtetit ku implementohet, mund të ketë dipomë fals dhe mund ta kryejë mandatin. Kjo ndodhë vec në Kosovë”, ka thënë në një intervistë për Kosova Press.Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka konfirmuar vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Pukës.Mirëpo, Hasani ka thënë se kjo nuk është kompetencë e këtij Këshilli.“Këtë e bënë vetëm Ministria e Arsimit”, ka shtuar ai.Hasani ka pasur kritika edhe për anëtarët e Komisionit.“Ai komision është formuar nga tre pensionistë, të cilët nuk dinë asnjë fjalë në gjuhën angleze. Pensionistët nuk kanë të drejtë të kenë asnjë angazhim me ligj në Universitet”, ka theksuar Hasani.Sipas tij, Këshilli i Etikës nuk është kompetentë të vërtetojë se një profesor universitar “është plagjiatorë, apo ka diplomë të rremë”.Ministria e Arsimit, sipas tij, nuk është përgjigjur kurrq pretendimeve të tij

.Këtu është e keqja. Këtu shihet qartë se pushteti nuk ka pasur vullnet, pasi me një procedurë jashtëzakonisht të thjeshtë mund ta vërtetonte se nuk ka diplomë”.

Në vlerësimin e Hasanit, “është e turpshme” për Fakultetin e Juridikut që në krye të jetë një dekan që është mashtrues ordiner.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate