9/19/2025 6:07:29 AM

Pahor: Lajçak vetë më pyeti a dua të bëhem ndërmjetës, diçka ndryshoi në Bruksel që iu vazhdua mandati

Duhet të lexoni

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Ky vendim, për të cilin më herët ishin marrë vesh vendet anëtare me kërkesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë është formal.

“Por më pas diçka ndryshoi në Bruksel. Nuk i di të gjitha arsyet pse. Procesi i përzgjedhjes nuk ishte përfunduar tashmë në maj, siç u tha fillimisht, por këshilli (i ministrave të jashtëm të BE-së; vendosi në qershor të zgjasë mandatin e Lajçak për gjysmë viti, pra deri më 31 janar”, ka thënë Lajçak në një intervistë dhënë së fundi për “N1” slloven.

Ai ka thënë se është i gatshëm ta marrë këtë pozitë, kur t’i ofrohet.

“Unë jam i gatshëm për këtë pozitë, nëse emërohem. Sidoqoftë, bazuar në më shumë se 30 vite eksperiencë jashtë dhe brenda, për mua është e qarta që do ta kishte më të lehtë nëse procesi i përzgjedhjes do të bëhej në maj”.

“Në të njëjtën kohë, i them Brukselit: Unë jam këtu me përvojën time, arritjet, njohuritë dhe autoritetin e dikujt që pranohet si ndërmjetës i ndershëm në Kosovë, Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Si dikush që e zgjidhi problemin me Kroacinë në mënyrë paqësore, normalizoi marrëdhëniet me Serbinë kur Sllovenia njohu Kosovën dhe pati një përshkallëzim, dhe si dikush që themeloi dhe udhëhoqi procesin Brdo-Brioni. Unë mendoj se dikush me atë lloj përvoje që vjen nga afërsia e këtij rajoni mund të bëjë ndryshimin dhe mund të jetë një ‘ndryshues i lojës’”, ka deklaruar Pahor.

Tutje ai ka thënë se BE-ja ka një gjykim tjetër dhe dëshiron një diplomat për ta marrë pozitën, do ta respektojë këtë.

“Por, nëse ata vendosin ndryshe, nëse ata gjykojnë që një politikan me eksperiencën e kryeministrit dhe presidentit të Republikës mund të jetë shumë, ose nuk është i përshtatshëm se është politikan, dhe duan një diplomat, e kuptoj, e respektoj dhe vazhdoj punën time tjetër. Do të qëndroj deri në fund, por do ta kuptoj rezultatin. Nuk jam një që dorëzohet. Po garoj për këtë, sepse mendoj që kam referencat që më bëjnë më të mirin në këtë çështje”, ka deklaruar Pahor.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate