9/21/2025 6:52:00 AM

UP me nismë për t’i mbështetur financiarisht studentët me nevoja të veçanta

Duhet të lexoni

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ndër universitetet e para në Ballkan që në kampusin e saj ka inauguruar Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta.

E për këta studentë të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, UP-ja ka bërë thirrje për mbështetje financiare deri në 450 euro, shkruan Kosova Press.

Prorektorja për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, Njomza Llullaku ka thënë për KosovaPress se krejt çka nevojitet për përfituesit e bursës është dëshmia se janë student të UP-së dhe se kanë nevoja të veçanta. Ndërsa, nota mesatare sipas saj nuk do të shikohet fare.

Llullaku, tregon edhe pajisjet që janë vendosur në këtë qendër. Derisa fton të gjitha universitetet publike e private që të hapin qendër për studentët me aftësi të kufizuara.

Studentët e këtij universiteti të cilët jetojnë në qytete të ndryshme, kanë kërkuar nga universiteti që të realizohet edhe transporti.Llullaku, është shprehur se do të mundohen ta realizojnë edhe këtë kërkesë.

Risi tjetër në Universitetin e Prishtinës sipas prorektores Llullaku do të jetë edhe vendosja e linkut në faqen e studentëve ku mund të deklarojnë ngacmimin seksual.

Llullaku tha se në muajin shtator të këtij viti faqja zyrtare e UP-së do të publikoj hulumtimin që e ka bërë, mbi perceptimin e studentëve në raport me ngacmimin seksual.Përpos këtyre, UP-ja, ka filluar të kryej edhe praktika me pagesë për studentët e saj./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate