Është hapur për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, kjo cilësohet si autostradë e Kategorisë A e Bashkimit Evropian.
Autostrada paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj.
Kështu ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
“Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren”, shkruan Rama.