Deputeti Haki Abazi ka thënë se polisa e sigurimit për mërgimtarët s’është falas, pasi ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës.
Në një postim në Facebook, ku dhe ka publikuar një fotografi të një gjyshe me disa para në duar, Abazi thotë se qeveria është bërë si SuperGjyshja që i nxjerrë paratë nga gjiri për me ju dhënë nipave e mbesave.