Tritan Guni u arrestua ditën e sotme në Tiranë, ndërsa motra e tij Bukurije Guni u shpall në kërkim, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion shtetase të huaja.
Vëlla e motër kishin arritur që të organizonin një skenë për prostitucionin. Ata drejtonin një faqe “Eskorta Tirana”, ku reklamonin vajzat e huaja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion.
Burime për media bëjnë me dije se dy personat në fjalë kontaktonin me shtetaset e huaja, të cilave u siguronin banesë dhe pagesë për çdo klient. Vajzat merrnin deri në 250 euro për marrëdhënie seksuale.
Policia më herët njoftoi se Tritan Guni, 29 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe "Trafikimi i personave të rritur".
Ky shtetas është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri, dhe në bashkëpunim me motrën e tij, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe. Policia vijon punën për arrestimin e 36-vjeçares.