5/9/2025 2:32:50 PM

Beteja e ngritur kundër tij për mbajtjen e dokumenteve sekrete, Trump vë në 'sfidë' drejtësinë

Duhet të lexoni

Avokatët e Donald Trump, në çështjen e ngritur kundër tij për mbajtjen e dokumenteve sekrete, argumentuan të premten se emërimi i Prokurorit të Posaçëm është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se çështja duhet të pushohet.

Sfida mbi ligjshmërinë e emërimit të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith shënoi fillimin e një seance dëgjimore tre-ditore që do vazhdojë javën e ardhshme dhe pritet të sjellë vonesa të mëtejshme të çështjes penale që ishte planifikuar të fillonte gjykimin muajin e kaluar.

Pikëpyetjet e ngritura nga pala mbrojtëse lidhur me përzgjedhjen e Smith nga Departamenti i Drejtësisë janë një nga sfidat e shumta ndaj prokurorisë të parashtruara nga avokatët mbrojtës që nga ngritja e akuzave ndaj Trump për mbajtjen e dokumenteve sekrete.

Gjykatësja e çështjes, Aileen Cannon, dëgjoi për orë të tëra argumentet e të dy palëve. Emil Bove, avokat i zotit Trump, tha se Departamenti i Drejtësisë po krijonte një “qeveri në hije” duke emëruar një prokuror të posaçëm për të ndjekur penalisht çështje të caktuara.

Akuza tha se nuk kishte asgjë të pazakonte në përzgjedhjen e zotit Smith. Prokurori James Pearce, pjesëtar i ekipit të akuzës, tha se: “Ne jemi në përputhje dhe kemi respektuar të gjitha politikat e departamentit”.

Gjykatësja Cannon ende nuk ka marrë vendim lidhur me kërkesën e palës mbrojtëse. Duke treguar seriozitetin ndaj mocionit, gjykatësja e pyeti prokurorin Pearce se çfarë roli mbikëqyrës kishte Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland i cili e emëroi zoti Smith, në ngritjen e aktakuzës.

Prokurori Pearce tha se nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjes, por vuri në dukje se: “Unë nuk dua të bëj të duket sikur po fsheh diçka”.

Ndërsa prokurorët kërkojnë të vazhdojnë procesin e ngritur ndaj zotit Trump për mbajtjen e dokumenteve sekrete, mocioni i paraqitur të premten nga pala mbrojtëse nuk kishte të bënte me akuzat e ngritura ndaj ish presidentit.

Mocioni i së premtes kishte të bënte me rregullat që përcaktojnë emërimin e prokurorëve të posaçëm nga Departamenti i Drejtësisë, si në rastin e Smith. Parashtrimi i argumenteve nga pala mbrojtëse ka çuar në shtyrjen pa afat të fillimit të gjyqit ndaj Trump. Prokurorët kanë thanë se argumentet nuk janë serioze.

Të premten, pala mbrojtëse argumentoi se zoti Smith u emërua në nëntor të vitit 2022 në mënyrë të paligjshme nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, sepse fillimisht nuk ishte miratuar nga Kongresi dhe se zyra e prokurorit të posaçëm nuk ishte krijuar nga Kongresi shkruan VOA.

Ekipi i Smith ka thënë se kryeprokurori Garland ishte plotësisht i autorizuar për ta bërë emërimin si kreu i Departamentit të Drejtësisë dhe për t’i deleguar atij vendimet e prokurorisë. Ata vunë në dukje se një argument i ngjashëm dështoi në sfidën ndaj emërimit të Robert Mueller, i cili u emërua Prokuror i Posaçëm nga Departamenti i Drejtësisë gjatë administratës së Presidentit Trump për të hetuar lidhjet e mundshme midis Rusisë dhe fushatës së kandidatit Trump gjatë vitit zgjedhor 2016.

Gjykatësja federale, Aileen Cannon, e emëruar nga zoti Trump në vitin 2020, tha në fillim të muajit maj se gjyqi nuk do të fillonte më 20 maj, por nuk caktoi një datë të re të fillimit të tij.

Zoti Trump, i cili po kandidon për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve sekrete, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.

Ish Presidenti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm lidhur me 40 akuzat federale për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, në shtetin e Floridës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021 dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i tërhequr ato.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate