9/13/2025 1:21:22 AM

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Duhet të lexoni

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është “tani ose kurrë”.

Kujtova zotimin e Bledit dhe objektivat e qarta për vitin 2030. Është e rëndësishme që trendi dhe progresi pozitiv të vazhdojnë dhe që ne të bëjmë gjithçka në Union dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar që zgjerimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Një nga nismat është propozimi slloveno-gjerman për përdorimin e shumicës së cilësuar në vendimmarrje për çështjet e zgjerimit. Fakti është se Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe kjo duhet të bëhet edhe një realitet politik”.

“Alternativa – nëse nuk jemi mjaft të vendosur dhe të shpejtë – është rritja e ndikimit nga vendet e tjera, të cilat tashmë po përshpejtojnë interesat e tyre në rajon”, tha Fajon në margjinat e takimit të grupit.

Në diskutim ajo kujtoi përbërjen e Komisionit të ri Evropian dhe shprehu shpresën se ai do të vazhdojë ta vë zgjerimin në krye të agjendës së BE-së.

“Është gjithashtu e rëndësishme të forcohet besimi i njerëzve në zgjerim, si nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga ana e BE-së, dhe që të zgjerojmë më tej grupin tonë të miqve. Mirëpres gjithashtu nismën e Përfaqësuesit të Lartë Borrell për të mbledhur ministrat e Ballkanit Perëndimor në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së të hënën. Kjo duhet të bëhet një praktikë e rregullt, pasi kemi shumë sfida të përbashkëta në një botë komplekse”, deklaroi ministrja sllovene.

Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Serbisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane dhe një përfaqësues i Komisionit Evropian.

Takimi rezultoi gjithashtu në Gottweig Appeal, një dokument ky në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Unionit në Ballkanin Perëndimor


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate