9/13/2025 1:21:56 PM

Deliu kritikon Qeverinë: E rëndë që Kosova të krahasohet me Rusinë e Bjellorusinë

Duhet të lexoni

Është e rëndë që Kosova të krahasohet me shtetet si, Rusia e Bjellorusia, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, teksa ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që u vendosën vitin e kaluar, e në bllokun evropian po diskohet për mundësin e heqjes pas raportit të kryediplomatit të BE-së, Jodep Borrell.

Deliu-Kodra shprehu pakënaqësinë e saj për pozicionin e dobësuar të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke thënë se vendi do të kishte një pozicion më të fuqishëm nëse nuk do të ishte nën sanksione.

Edhe Qeveria të jetë e vëmendshme për pozicionin që e ka futur vendin. Është e rëndë që sot shteti i Kosovës, të krahoshet me një shtet si Rusia e Bjellorusia. Ndërkohë që pozicioni i jonë në dialog do të ishte më u fuqishëm nëse Kosova nuk do të futej në këtë proces nën sanksione. Ka pasur shuam pak, takime të rëndësishme bilaterale të kryeministrit dhe akterë tjerë, pikërisht për këtë gjendje”, ka thënë deputetja e PDK-së, në “FIVE” të Dukagjinit.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se masat e BE-së kanë ndikuar negativisht në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, duke izoluar vendin dhe dëmtuar ekonominë.

Sipas saj, Qeveria e kryeministri, Albin Kurti, nuk janë prekur nga masat e BE-së por është prekur mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.

“Jemi izoluar si shtete, dhe shpesh shtrohet pyetja në opinion, a është kjo Kosova që po synojmë që të zhvillohet më tutje, a është kjo Kosova që e duan qytetarët sepse në fund të fundit sanksionet e BE-së nuk e kanë prekur kryeministrin Kurti e asnjë prej akterëve të kësaj qeverie, sanksionet e kanë dëmtuar ekonominë e endnit dhe natyrisht t akne prekur edhe interesin ekonomik dhe fuqizon të Kosovës dhe kanë ndikuar në mirëqenien e cenuar… e habitshme është qaja e Qeverisë që bëhet sikur nuk po ndodhë asgjë.

Prapë po e them në vend që bashkë me partnerët tanë ta koordinojmë dhe fuqizojmë pionin e Kosovës, edhe në raport të dialogut, të jemi më të fortë atje e ta kemi një Serbi më të cenuar, ne kemi dobësuar pozicion tonë për shkak të këtyre rrethanave në të cilat nuk kemi arritur as ta kapitalizojmë zhvillimin e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Banjskë”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Në lidhje me takimin e ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, Deliu-Kodra u shpreh skeptike për ndonjë zhvillim të ri.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate