9/13/2025 5:16:44 PM

Lajçak edhe për pak muaj në krye të dialogut Kosovë – Serbi

Duhet të lexoni

Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u tha gazetarëve në Bruksel një diplomat nga Shërbimi i Jashtëm që është i njohur me procesin.

“Miroslav Lajçakut i skadon mandati më 31 gusht, por Josep Borrell ka vendosur t’ia zgjasë atë për disa muaj”, tha ai.

Siç raportojnë mediat serbe, zyrtari i BE-së ka thënë se Borrell vendosi të ndërmarrë një hap të tillë sepse beson se Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, duhet të jetë ai që do të emërojë Përfaqësuesin e tij special për dialogun.

Megjithatë, nuk dihet se sa do të qëndrojë Lajçak në atë pozitë.

Lajçak do të qëndrojë në atë pozicion për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar që procesi të mos mbetet pa ndërmjetës”, tha diplomati i BE-së.

Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zgjidhet nga Parlamenti Evropian në kuadër të zgjedhjeve të Komisionit të BE-së, bazuar në propozimin e Këshillit Evropian. Zgjedhja e Komisionerit është planifikuar për në vjeshtë, por mund të përshpejtohet nëse marrëveshjet politike arrihen më herët.

Përfaqësuesi i BE-së më pas emëron përfaqësuesit e tij specialë, përfshirë edhe atë që do të merret me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen më 26 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, të enjten, i cili ka thënë se dialogu do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Që nga shtatori s’ka pasur takim mes Kurtit dhe Vuçiç-it ndërsa për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçaku zhvilloi në Kosovë të martën dhe në Serbi të mërkurën.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate