9/13/2025 5:21:32 PM

DKA-ve u jepet pesë ditë afat për t’u përgjigjur rreth subvencionimeve të teksteve shkollore

Duhet të lexoni

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve arsimore u ka dhënë afat shtesë prej pesë ditësh DKA-ve për kthimin e përgjigjeve të kërkuara nga ky komision, në të kundërtën do ndiqet rrugë penale.

Në mbledhjen e radhës, komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/24 ka përzgjedhur tre ekspertë, nga fusha të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

“Prej nëntë personave, komisioni me dakrodim i ka zgjedhur tre në fusha të ndryshme, Fikret Ibrahimi, Bashkim Mustafa, dhe Ilmi Jashari”, bëri te ditur kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj.

Ndërkaq lidhur me procesin e mëtutjeshëm, anëtarët e këtij komisioni thanë se duhet vazhduar me propozimet tjera.

Bekim Haxhiu tha se nga sot do duhej të bëjnë propozime e ne mbledhjen e ardhshme do të aprovohen.

Ndërkaq në lidhje me komunikimin e drejtorive komunale arsimore, u tha se Istogu, Mitrovica, Gjakova, Prizreni ishin prej komunave më bashkëpunuese.

Deputetja, Majlinda Tishukaj theksoi se ditëve në vazhdim nëse ka propozime do të dërgohet, duke kërkuar dakordancë mes grupit.

“Deri më tani është përgjigjur Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Istogu, përgjigjët që janë dhënë Ferizaj, Prizreni, ia kanë huq totalisht, pasi 2024/25 nuk është pjesë hetimore, e nëse ne s’kemi material bazë nga komunat atëherë do të kemi probleme, informacion të mangët”, tha Tishukaj.

Ndërkohë, deputeti Bekim Haxhiu, ka kërkuar të dijë nëse ka listë të përfituesve.

“A i kanë marrë para 1 shtatorit, na duhet lista e përfituesve, duhet të dihet saktë se kur dhe sa mjete janë shpenzuar, sepse ka pas familje qe i kanë tre nxënës e janë furnizuar vetëm një”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj tha se do të ketë afat shtesë prej pesë ditëve dhe do të kërkohet për ata që nuk i kanë dërguar informacionet, në rrugë penale, për ata që nuk i përgjigjen kërkesës së komunikimit për secilin dokument veç e veç. /eo


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate