Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në Sheq të Madh, në Fier, duke rrezikuar banesa dhe biznese.
Mësohet se zjarri ka rënë në një fushë që shërbente si vendgrumbullim i mbetjeve urbane, por që prej disa vitesh ishte braktisur dhe nuk funksiononte.
Zona është e pyllëzuar çka e bën të vështirë shuarjen e flakëve, që po përhapen në drejtim të zonave të banuara.
Zjarrfikësit janë duke punuar për mbajtjen nën kontroll të zjarrit.