Sot shënohet ditëlindja e 81-të e aktivistit, filozofit e veprimtarit të njohur, Ukshin Hotit.
E me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku dhe ka vizituar shtëpinë – muze në Krushë të Madhe në nder të Ukshim Hotit.
Kurti u informua në lidhje me dokumentet shtesë që së shpejti priten të botohen si një libër.
Qeveria është ajo e cila do të jetë mbështetëse e këtij libri.