9/19/2025 4:29:03 AM

“Përshkallëzon tensionet”: Sveçla i quan "brenga" kritikat e DASh-it dhe QUINT-it për aksionin në veri

Duhet të lexoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për kritikat e Departamentit të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, për aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sipas tij, ato nuk janë kritika, por janë brenga që shprehin partnerët e Kosovës. Ai ka thënë se policia po menaxhon mirë situatën në veri të vendit.

Ministri Sveçla në një deklaratë për Ekonomia Online ka thënë se nuk janë kritika por janë brenga të partnerëve ndërkombëtarë, anipse qeveria është kritikuar në vazhdimësi për aksionet e ndryshme në veri të vendit.

“Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit”, ka thënë Sveçla.

“Atje është qetë është situatë e brishtë, por Policia e Kosovës është tregu jashtëzakonisht e zonja që të menaxhojë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat”, ka thënë Sveçla.

Më tej, Sveçla ka folur fjalë të mira për organet e rendit për menaxhimin e situatës në komunat veriore.

“Me përvojën e fituar me kapacitete të angazhuara mbi të gjitha me vullnetin e pashoq të secilit pjesëtarë të Policisë së Kosovës, cilado sfidë e ardhshme do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Policia atje është duke siguruar rend dhe ligj për të iu shërbyer qytetarëve”, ka thënë ministri Sveçla.

Ndërkohë nuk është vetëm Sveçla i cili i është përgjigjur ndërkombëtarëve për aksionet në veri të vendit.

Kritikat e DASh-it

Por, Departamenti amerikan i Shtetit, në reagimin rreth aksionit në veri ishte shprehet i zhgënjyer se Qeveria e Kosovës ‘nuk ishte i koordinuar’.

"I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj - duke përfshirë ato të minoritetit serb - të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat", thuhet në përgjigjen e DASh për Evropën e Lirë.

Aksioni në veri

Policia e Kosovës aksionin e tyre në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi të të ashuquajtures “Banka Postare Kursimore”, kishin konfiskuar prova materiale, në mesin e tyre euro, dinar e dollar.

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikan, rreth 40 dollarë australian.”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate