11/21/2025 2:47:12 PM

Kosova në pritje të raportit për masat nga BE-ja, optimizëm për heqjen e tyre

Duhet të lexoni

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është ende në finalizim të raportit për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Në BE thonë se së shpejti raporti do t’i dorëzohet vendeve anëtare, mirëpo shtojnë se s’ka një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Pavarësisht kësaj, në Qeverinë e Kosovës deklarojnë se raporti do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe se rekomandimi pritet të jetë pozitiv. Heqjen e masave ndëshkuese e presin edhe analistët politikë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, thotë se raporti për masat ndaj Kosovës ende nuk është dorëzuar dhe s’ka një datë se kur do të ndodh kjo. Megjithatë, deklaron se raporti do t’i dorëzohet së shpejti vendeve anëtare.

“Raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të paraqesë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill”, thuhet në përgjigjen e tyre për KosovaPress.

Vlerësime pozitive për heqjen e masave ndëshkuese pret analisti politik, Dorajet Imeri.

Ai deklaron për KosovaPress, se Bashkimi Evropian duhet të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës sa më shpejtë.

“Bashkimi Evropian duhet që me urgjencë të trajtojë largimin e menjëhershme të masave që ka vendosur ndaj Kosovës. Për shkak të vendosjes së institucioneve dhe ri mbajtës së zgjedhjeve në veri. Çdo vonim i mëtejmë i këtyre masave do të nënkuptonte një dënim të pashembullt për Kosovën që nuk është proporcionale me atë siç evropianët mund të procedojnë si pa dëgjueshmëri”, thotë ai.

Në anën tjetër nga ekzekutivi janë optimist se në raportin e Borrell rekomandohet largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri për integrime evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi tha se ka informacione se përmbajtja e raportit të Borrell do të jetë pozitive.

” Në bazë të informacioneve që neve na kanë ardhur raporti i zotëri Borrel, i cili është parakusht për trajtimin nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian është përpiluar që nga muaji prill, mirëpo ka pasur hezitime që i njëjti të dërgohet në komision për shkak se si duket ka ende disa individë brenda komisionit të cilët kanë interes ta shtyjnë heqjen e masave ndaj Kosovës… Unë besoj që i njëjti do të dërgohet për aprovim në këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, deklaroi ai.

Dëmet që iu kanë shkaktuar Kosovës nga masat ndëshkuese sipas raportimeve llogariten të jenë rreth 300 milionë euro

Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate