11/19/2025 11:13:59 AM

Osmani në Samitin për Ukrainën: Kosova u ndërtua nga zeroja dhe u bë model i demokracisë

Duhet të lexoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po përfaqëson vendin në Samitin e Paqes për Ukrainën, u shpreh se në këtë iniciativë do të tregojë se si Kosova është ndërtuar nga zeroja.

“Si një shtet që ka vuajtur shumë, si një shtet që ka sakrifikuar shumë, megjithatë jemi shndërruar në një model të demokracisë”, ka thënë ajo në një video-adresim të publikuar në platformën e saj sociale, Facebook.

Osmani ndërsa ka potencuar se ky samit ka një rëndësi të jashtëzakonshëm, ka vlerësuar se në këtë iniciativë nuk mjafton që thjesht paqja “të shihet si një koncept i izoluar”.

“Paqja në masë të madhe varet edhe nga drejtësia, drejtësia për viktimat, për ata që kanë vuajtur më së shumti gjatë luftës. Si Kosovë ne i bashkohemi thirrjeve të të gjithë atyre të cilët shtyjnë përpara konceptin e paqes së drejtë, pra paqes së ndërlidhur me drejtësinë për viktimat që kanë vuajtur gjatë luftës”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë Osmani, gjatë qëndrimit në Zvicër në kuadër të margjinave të Samitit të Paqes për Ukrainën, ka njoftuar se të shtunën ka takuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic, me të cilën ka biseduar për koordinimin në mbrojtjen e paqes.

Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka njoftuar presidentja.

Në këtë samit liderët botëror do të diskutojnë për rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.

Osmani gjatë samitit pritet ta riafirmojë përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate