11/18/2025 10:23:31 PM

Përpjekja për ta shkruar vetë një draft për Asociacionin, Qeveria vazhdon ta degradojë dokumentin që ua solli Lajçak

Duhet të lexoni

Kryeministri Albin Kurti e kishte lavdëruar kujdesin e treguar ndaj “shkronjës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës” që kishin treguar hartuesit e draftit të Asociacionit që atij ia sollën tetorin e vitit të kaluar pesë diplomatët europianë. Një vit më pas kur Qeverisë së Kosovës po i kërkohet nga këta ndërmjetës europianë që ky draft të shkojë për testim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Kurti dhe vartësit e tij po e konsiderojnë draft pa autor e pa nënshkrim dhe refuzojnë ta përmbushin këtë kërkesë me arsyetimin se nuk është dokument i tyre. Për më tepër, kryeparlamentari Konjufca thotë se BE s’duhet t’ia grabisë një të drejtë shtetërore Kosovës që këtë draft ta përpilojë vetë, shkruan Gazeta Express.

Pasi Kosova humbi mundësinë që të anëtarësohet në Këshill të Europës për shkak të refuzimit për ta dërguar “draftin e Lajçakut” në Gjykatën Kushtetuese siç kërkuan disa shtete partnere të Kosovës, krerë nga ekzekutivi e parlamenti janë bërë edhe më të zëshëm për ta mbrojtur qëndrimin e tyre se nuk dërgojnë në Kushtetuese “artikujsh gazetash e drafte pa autorësi”.

Qeveria e Kosovës u përpoq që të bindte shtetet anëtare të Këshillit të Europës përmes një letre që ia dërgoi Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate se po përpilonte një draft që më pas do ta dërgonte në Gjykatë Kushtetuese. Meqë kjo lëvizje s’i bindi këto shtete, Qeveria tha se kjo e humbi vlerën “vetvetiu”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të enjten tha se drafti i europianëve nuk është as dokument e as draft.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat që Këshilli i Europës i ka kërkuar nga Kosova dhe Asambleja Parlamentare ka thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë sepse i plotëson të gjitha kriteret. Pastaj ka pasë të tjera që kanë devijuar nga kërkesat e Komisionit Europian dhe të cilat janë refuzuar nga vetë Asambleja Parlamentare siç është kërkesa për dërgimin e draftit – një draft që faktikisht nuk përbën as draft as dokument dhe as nuk ka nënshkrim apo pronësi – deri në muajin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë se ‘ky është draft i joni’. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione ose drafte që nuk kanë as autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese”, tha Bislimi.

Ndërkaq, shefi i tij, Albin Kurti, pak më herët pati thënë se vetë propozuesit e këtij drafti mund ta dërgojnë atë në ndonjë “instancë ndërkombëtare” meqë është “draft ndërkombëtar” dhe jo vendor.

“Në situatën ku ata insistojnë në draftin e Lajçakut dhe të emisarëve të tjerë për Asociacionin, dërgojeni në një instancë ndërkombëtare. Mund të jenë juristët eminentë të Këshillit të Europës, mund të jetë Komisioni i Venedikut, por jo në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, kishte thënë Kurti në një intervistë për A2CNN.

Kurti përsëriti se drafti “është një ‘non paper’, është një dokument punues që nuk ka as logo, as vulë, as nënshkrim”.

“Nuk mundemi një ‘non paper’ çfarë shpesh na i kanë dhënë ambasadat në të kaluarën për çështje të ndryshme, ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Kurti.

“Është draft ndërkombëtar, nuk është vendor. Në Gjykatën Kushtetuese ne dërgojmë dokumente që janë vendore. Një dokument ndërkombëtar le të shkojë le të testohet në një instancë ndërkombëtare. Prandaj po them, draftin e Lajçakut dhe të emisarëve të tjerë të 21 tetorit, lirisht le ta çojnë tek juristët eminentë në Këshill të Evropës dhe në Komision të Venedikut. Dokumenti është i tyre, nuk është i imi”, theksoi Kurti, ndërsa shtoi se “dokumentin tim unë e çoj në Gjykatë Kushtetuese, por dokumentin tim”.

Të njëjtin rekomandim për ndërmjetësit e pati edhe kryediplomatja Donika Gërvalla.

“Meqenëse ata e pëlqejnë këtë draft, le ta përcjellin në Komisionin e Venedikut edhe le të marrin edhe verdiktin e tij. Por, nuk është një çështje që mund ta përcjellë Qeveria e Kosovës. Ai është një draft që nuk është i Qeverisë së Kosovës”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se nuk është fer që Kosovës t’i merret e drejta shtetërore për të hartuar një draft, ndërsa për ndëshkimin që mori Kosova për Këshill të Europës, ai thotë se nuk ka pasë një afat të vendosur për Kosovën që më pas të ndëshkohet për mospërmbushje.

“Çështja është se çka i takon Kosovës si shtet. Këtu kemi të bëjmë me shtetësinë e Kosovës. Kosova e ka arritur një pikë në të cilën bashkësia ndërkombëtare dhe BE i kanë thënë Kosovës që është kompetencë e jotja që ta shkruani ju një draft, ta propozoni. Ne kurrë nuk kemi pasë një afat specifik se nëse ju nuk e bëni deri në këtë ditë, ne jua marrim kompetencën. Për këtë arsye unë po them që nuk është fer ndaj Kosovës. Kjo është si një lloj grabitje, do ta kisha quajtur, e një kompetence shtetërore të Republikës së Kosovës. Këtë kompetencë me çdo kusht Kosova duhet ta ruajë, Kosova nuk bën të lëshojë pe se ajo duhet ta propozojë draftin. Tashmë me BE-në mund të ulemi dhe ta negociojmë ndoshta afatin deri kur mund të bëhet kjo, por jo që Kosovës t’i merret pa u pyetur në mënyrë të njëanshme një kompetencë që e ka shteti i Kosovës, në këtë rast Qeveria e Kosovës që ta përpilojë një draft”, tha ai./Express


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate