5/3/2026 4:15:55 PM

Vuçiq komenton videon e zyrtarëve serbë që këndojnë për gjenocidin në Srebrenicë e bëjnë thirrje për krime të reja

Duhet të lexoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar videon ku u panë anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd duke kënduar këngë ultra-nacionaliste.

Në një video që është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë gjatë festës së Vitit të Ri, ata i thurnin lavde gjenocidit në Srebrenicë, shkatërrimit të Vukovarit dhe bënin thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve në Serbi.

Për ato pamje, Vuçiq ua ka lënë fajin mediave kroate, pasi sipas tij, ato “qëllimisht promovojnë histori negative nga Serbia dhe nuk u kushtojnë vëmendje sukseseve të Beogradit”.

Megjithatë, ai tha se boshnjakët dhe të gjitha minoritetet që jetojnë në Serbi do të jenë të mbrojtur dhe të sigurt.

“Nuk i pashë të gjitha detajet, aq sa lexova… Është detyra ime t’iu them boshnjakëve në Serbi se ky është vendi i tyre dhe po aq sa imi dhe sa i shumicës prej nesh, se ata do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur. I takon policisë të ndërmarrë veprime të përgjegjshme”, tha ai.

Sipas tij, serbët dhe boshnjakët nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin.

“Është më mirë të mos komentojmë për mediat kroate, sa i përket marrëdhënieve mes serbëve dhe boshnjakëve, duhet të kuptojmë se nuk mund të jetojmë dhe të mbijetojmë pa njëri-tjetrin dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më mirë”, tha ai para gazetarëve.

“Urrejtja nga njëra anë provokon urrejtje edhe më të madhe nga ana tjetër. Unë u bëj thirrje njerëzve të kujdesen për fqinjët e tyre boshnjakë, ashtu siç i kërkoj boshnjakëve që të kujdesen për fqinjët e tyre serbë”, tha Vuçiq.

Një video që është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë gjatë festës së Vitit të Ri, shfaqi botëkuptimin e zyrtarëve serbë, që me heshtjen miratuese nga lart, nuk ngurrojnë ta shfaqin nacionalizmin e tyre të rrezikshëm./GazetaSinjali/

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate