11/17/2025 1:38:44 PM

Funksionalizohet aeroporti civil në Banjë të Malishevës

Duhet të lexoni

Pas 25 viteve të lirisë së Malishevës, është funksionalizuar aeroporti civil në fshatin Banjë.

Komuna e Malishevës e ka cilësuar këtë si një ngjarje jo aq të zakonshme, por më shumë si një lajm ekskluziv, përcjell Klankosova.tv.

Në paraditen e 15 qershorit, për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, kishin dalë nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë.

“25-vjetori i çlirimit të komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e saj po i gjenë me një zhvillim më të lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për pilotë të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi autoshkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”, tha Kastrati në një prononcim për media.

“Edhe pilotët u shprehen me emocione të veçanta, se i veçantë ishte edhe zbarkimi i tyre i parë në tokën malishevas të çliruar e të lirë ku ata dhanë mesazhin falënderues dhe bashkëpunues që po tregon Kastrati, e njëherit, kërkuan që edhe nivelet qendrore të jenë më efikase për të investuar në fushën e aviacionit civil, pasi rëndësia e saj është jetike për shtetin tonë”.

Për të mbarëvajtur gjithçka sipas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zjarrfikësve dhe shëndetësia.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate