10/23/2024 6:32:26 AM

Çka thuhet në padinë e Glakuk Konjufcës ndaj Natyra Kuçit, përmes së cilës po ia kërkon 15 mijë euro kompensim

Duhet të lexoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka paditur zëdhënësen e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçin për shpifje dhe po kërkon 15 mijë euro kompensim dëmi.

Padia e Konjufcës është dorëzuar të premten (14 qershor) në Departamentin Civil të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas padisë së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, më 2 maj 2024 në kanalin televiziv “Kanal 10”, në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, e paditura Natyra Kuçi, ka bërë shpifje dhe lajme të pavërteta kundër paditësit Glauk Konjufca, ku është deklaruar lidhur me “pasurimin e pabazë të Glauk Konjufcës”.

Në padi thuhet se në përmbajtje të këtij deklarimi, thuhen të pavërteta kinse Konjufca është pasuruar shumë shpejt dhe pa bazë, ku ndër të tjera citon se “Kërkush nuk kish pritë që Glauk Konjufca i bën pesë shtëpi dhe gjashtë banesa, e baba i vet tri me vlerësimin e fundit që u bo”.

Gjithnjë sipas padisë, Kuçi këtë shpifje e ka bërë duke dhënë deklaratë pa pasur asnjë provë me të cilën do ta argumentonte dhe vërtetonte faktin se sa pasuri ka deklaruar paditësi, duke i cilësuar ky i fundit këto deklarata shpifëse dhe të pabazuara, me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit të tij.

Më tej, në padi thuhet se e paditura Kuçi ka shpifur kinse paditësi Konjufca në deklarimin e fundit të pasurisë ka deklaruar pesë shtëpi, gjashtë banesa dhe babai i tij tri, duke pretenduar se është pasuruar në mënyrë të pabazë dhe duke theksuar se kush do të besonte që aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje do të pasuroheshin kaq shpejt.

Andaj, me këtë padi pala paditëse ka kërkuar që të aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Glauk Konjufca, të vërtetohet se e paditura publikisht ka bërë deklarime të pavërteta/shpifëse duke e dëmtuar reputacoionin e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Paditësi ka kërkuar që të detyrohet Kuçi përmes televizionit “Kanal 10” të bëjë demantimin e deklarimit të pavërtetë-shpifës, të bërë më 2 maj 2024. Po ashtu, të detyrohet e paditura që t’ia paguajë paditësit në emër të kompensimit të dëmit jomaterial për shkak të prishjes së imazhit dhe reputacionit në opinion publik nga shpifja, shumën prej 15 mijë euro.

Shumën prej 15 mijë euro, paditësi kërkon që e paditura të detyrohet t’ia paguajë me kamatë ligjore-vjetore në shkallë prej 8% në vit, duke filluar nga data e paraqitjes së padisë deri në pagesën definitive, si dhe t’ia paguajë shpenzimet e procedurës kontestimore.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një qëndrim nga Kuçi lidhur me këtë padi, mirëpo e njëjta nuk ka qenë e qasshme.

Kurse përmes një postimi në Facebook, të premten, ajo i është drejtuar Konjufcës duke thënë se “për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert”.

Postimi i plotë i Kuçit:

“Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë „djali të djalit djalit të mixhës“, që i ka mbetur pa u punësu.

Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert“.

Ndryshe, në deklarimin e fundit vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Kryekuvendari Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërve në vlerë 44 mijë euro, banesë tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpinë e prindërve 45 mijë euro. Po ashtu, ka listuar tri toka në pronësi të prindërve, një parking 6 mijë euro dhe një depo 500 euro.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nis Big Brother VIP Kosova 3. Kush janë opinionistët!

Ka nisur spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3. Njëjtë sikur në edicionin e kaluar, BBVK 3 do t&e ...

Këngëtarja e njohur banorja e parë e BBVK-së

Sonte ka nisur aventura e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.Banorja e parë është këngëtarja, Rovena ...

Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK

Sot do të filloj edicioni i ri i BBVK.Ndërkaq, gazetari Milot Hasimja bëri të ditur se sot do hyjnë rreth 20 banorë.&ldq ...

Jetë / Stil

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Sport

Nuk ka dilema për Luis Enrique, PSG merr vendimin për trajnerin

Ka pak dyshime. Luis Enrique do të qëndrojë në krye të pankinës së PSG. Sipas informacioneve të RMC Sport, &ld ...

Kosova dhe Shqipëria ngriten në renditjen e FIFAs

Kosova është ngjitur për tri pozicione, ndërsa Shqipëria ka fituar dy pozicione në renditjen e përgjithshme të ...

Tensione në Gjeorgji para ndeshjes me Shqipërinë, sulmohen tifozët kuqezi në Tbilisi

Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares atje, janë sulmuar ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate