Policia e Kosovës ka gjetur disa armë në veri të vendit.
Këtë e ka konfirmuar për për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veri, Veton Elshani.
“Po është e vërtetë. Kemi aksion në disa pjesë. Ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë, për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”, u shpreh Elshani, pa dhënë detaje më shumë.
Ai theksoi se shumë shpejt do të dalin me informata shtesë në lidhje me këtë aksion që po zhvillohet në veri.