9/20/2025 12:33:52 AM

Komuna e Malishevës kërkon ndihmë për dezinsektimin e rriqrave

Duhet të lexoni

Niveli qendror tash e katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet në ndihmë Komunës së Malishevës për sa i përket dezinsektimit. Siç dihet, Komuna e Malishevës është njëra ndër zonat me të rrezikuar nga rriqrat, që shkaktojnë ethet hemorragjike. Kështu kanë deklaruar për Radio Kosovën zyrtarë nga Drejtoria për Shëndetësi në këtë komunë.  

Me rritjen e temperaturave janë regjistruar disa raste të pickimit nga rriqrat, që janë bartës të virusit që i shkakton ethet hemorragjike.

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat që më së shumti është e rrezikuar nga rriqrat dhe për këtë arsye ka filluar dezinsektimin në zonat endemike.

Halit Mazreku, menaxher për emergjenca në Komunën e Malishevës, tha se Komuna e Malishevës ka kontraktuar një firmë për dezinsektimin e 250 hektarëve, por që kjo sipas tij, është e pamjaftueshme krahasuar me zonat që kanë nevojë për dezinsektim.

“Janë të pamjaftueshme në krahasim me 39 zona që i ka Komuna e Malishevës. Këta 250 hektarë mundohemi që t’i shpërndajmë në vatrat, zonat endemike sidomos në ato pjesë kur në të kaluarën ka pasur edhe viktima si dhe ne zona ku për momentin paraqitën raste me të shumta të infektimit nga rriqrat”, tha Mazreku.    

Ndërkaq, Hajdin Berisha, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, tha për Radio Kosovën se organet përgjegjëse shtetërore, siç është Këshilli Ndërministror, duhet të marrin masat e nevojshme për luftimin e etheve hemorragjike Krime Kongo, si masë më efektive në luftimin e rrezikut që vjen nga pickimi i rriqrave:

“I bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht ministrit të thërrasë Këshillin Ndërministror e t’i marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK, sepse nga niveli qendror deri me tani qe 4 vjetet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet në këtë drejtim dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Ministrisë së Bujqësisë, AUV, në mënyrë që luftimi dhe parandalimi i EHKK, të ketë rezultate dhe të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve”, apeloi Berisha./rtk


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate