Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, u betua se do të hakmerren për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani para dy vitesh nëse ish presidenti i SHBA’së Donald Trump nuk gjykohet, transmeton Gazeta Metro.
“Nëse Trump dhe Pompeo nuk gjykohen në një gjykatë të drejtë për një akt kriminal të atentatit të Gjeneral Soleimani, myslimanët do të hakmerren me martirizim” ka thënë Raisi në një fjalim të transmetuar të hënën.
Gjenerali Qassem Soleimani, i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u vra me sulm ajror në Bagdad me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump. Soleimani koordinonte veprimtarinë e forcave iraniane në Lindjen e Mesme dhe llogaritej të ishte përgjegjës për vdekjen e rreth 2 mijë ushtarëve amerikanë.
Ai vra pas incidenteve të shumta të sulmeve në Irak ndaj trupave, civilëve, dhe vet ambasadës amerikane në Bagdad të kryera nga Kataib Hezbollah, grup paramilitar shiit, partner i Iranit në Irak.
Soleimani ishte në shoqëri të komandantit të Kataib Hezbollah, Abu Mahdi al-Muhandis, kur u vra me 3 janar të 2020’s./gazetametro.net