5/4/2026 5:03:01 AM

Mungesa e rrymës rrezikon investimet e huaja në Kosovë

Duhet të lexoni

Kriza energjetike në Kosovë rëndon edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj që i shmangen. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, në Serbi, në formë të investimeve të huaja gjatë vitit 2020 kanë hyrë 3.4 miliardë dollarë, derisa në Shqipëri janë investuar 1.1 miliard dollarë.


Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se furnizimi stabil me energji elektrike është një nga faktorët më të rëndësishëm në funksionimin e bizneseve.

Mungesa e këtij produkti, shton Zeka, po dekurajon investitorët ndërkombëtarë të vijnë në Kosovë.

“ Kriza aktuale energjetike dhe mosveprimi i institucioneve të vendit për të evituar krizën aktuale që së paku e njëjta të mos përkthehet në vështirësi të operimit të bizneseve, qofshin ata investitorë të jashtëm apo të brendshëm, dekurajojnë investitorët që kanë vendosur të investojnë apo edhe ata të tjerët që kanë konsideruar që të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Kosovë “, thotë Zeka.

Lajmet në media ndërkombëtare se Kosova është në krizë të thellë energjetike dhe ka mungesë të furnizimit, shton Zeka, e rëndojnë imazhin para investitorëve të huaj.

Problemi me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në Kosovë ishte theksuar edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve të publikuar në vitin 2020.

Në këtë raport thuhej se Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por një nga problemet që e pengon ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë është edhe furnizimi jo i besueshëm i energjisë.

Që nga 22 dhjetori, konsumatorët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Aktualisht, prodhohen deri në 600 megavatë rrymë në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,400 megavatë në orë.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dërguar Radios Evropa e Lirë, përgjatë periudhës janar – shtator 2021, shuma zyrtare e investimeve të huaja është 321.8 milionë euro.

Nëse krahasohen me vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Serbia në Kosovë, investimet e huaja janë shumë më të ulëta.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, në Serbi, në formë të investimeve të huaja gjatë vitit 2020 kanë hyrë 3.4 miliardë dollarë, derisa në Shqipëri janë investuar 1.1 miliard dollarë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate