9/18/2025 6:27:24 PM

Akuza ndaj Qeverisë se po shkel të drejtat e pensionistëve, paralajmërohet padi ndaj Ministrisë së Financave

Duhet të lexoni

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lidhja e Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, kanë akuzuar qeverinë e Kosovës se janë duke e shkelur ligjin dhe të drejtat e qindra-mijëra pensionistëve, duke mos ua rritur pensionet në bazë të përllogaritjes së kostos së jetesës së tyre dhe përshtatjes me inflacionin.

Përveç tetë mijë padive individuale që pensionistët kanë bërë ndaj shtetit si shkak i kësaj çështje edhe IKD-ja ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat ligjorë që ta padisë Ministrinë e Financave edhe qeverinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për mos zbatim dhe mos veprim sipas ligjit.

Hulumtuesi i lartë në IKD Naim Jakaj, ka thënë se si qeveritë e kaluara edhe qeveria e tanishme nuk i kanë respektuar dy ligjet të cilat rregullojnë çështjes pensionale.

Ai ka thënë se shteti me mos zbatimin e ligjeve është duke cenuar të drejtat e mbi 149 mijë pensionisteve të cilët marrin pensionin bazik të moshës si dhe të drejtat e 49 mijë pensionistet e tjera të cilët e marrin pensionin kontributdhënës.

“Në Kosovë ekzistojnë dy ligje të cilat rregullojnë çështjes pensionale, ligje për skemat pensionale dhe ligji për caktimin e metodologjisë të përcaktimit të lartësimit të pensionit bazë, dy ligje me disa nene të caktuara rregullojnë çështjen se si duhet të rriten pensionet ose si duhet të jenë ato në mënyrë që pensionistet të ta kalojnë muajin mirë. Si Institut i Kosovës për Drejtësi kem gjetur se qeveritë e kaluara por edhe kjo e tanishmja nuk i respektojnë këto dy ligje sipas specifikave ose sipas kërkesave të cilat i kanë në dispozitat e këtyre dy ligjeve. Sipas ligjit për caktimin për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit qeveria, Ministria e Financave në këtë rast, kanë për detyrë që për në çdo fund vit kalendarik për vitin vijues ta caktojnë pensionin tjetër të radhës shumën e radhës në raport me inflacionin në raport me koston e jetesës shportën ushqimore dhe në raport me inflacionin pra siç ka qenë në vitin paraprak. Një gjë të tillë qeveria shteti është duke dështuar ta bëj rrjedhimisht është duke cenuar të drejtat e mbi 149 mijë pensionisteve të cilët marrin pensionin bazik të moshës që është në shumën tashmë 100 euro. Në anën tjetër cenohen edhe të drejtat përafërsisht 49 mijë pensionistet e tjera të cilët e marrin pensionin kontributëdhënës”, ka thënë ai.

Jakaj ka thënë se si Institut kanë kërkuar edhe nga qeveria edhe Ministria e Financave të zbatojnë ligjin në raport me kërkesat e pensionisteve, duke shtuar se në rastin e kundërt nëse nuk merren hapa në afat prej një muaji, ata do të ushtrojnë padi në Gjykatën Themelore ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Financave.

Pra mos respektimin i këtyre ligjeve mos zbatim i tyre i prek ose i cenon të drejtat e përmbi 200 mijë personave në Kosovë të cilët mund të jenë edhe në kufirin e varfërisë pra mund të jenë në kufirin e varfërisë sepse sot në 100 euro nuk mund të jetohet një pensionistet. Si IKD i kemi kërkuar edhe qeverisjes edhe Ministrisë financave që të zhvillojnë dhe të zbatojnë ligjin në raport me kërkesat e pensionisteve, në rastin e kundër ne rast se brenda një afati të arsyeshëm qeveria dhe Ministria e Financave nuk nisin zbatuari ne kemi me ndërmarrë hapat ligjorë në mënyrë që edhe ministrinë e Financave edhe qeverinë ta paditim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për mos zbatim dhe mos veprim sipas ligjit për shkak të cenimit 149 mijë të pensionisteve të cilët marrin pensionin bazë po prej 100 euro dhe në anën tjetër për 49 mijë pensionistet e tjerë të cilat marrin pensionin kontribut pagues për të cilët edhe për këta përfshihet vlen edhe ky ligj edhe për këta. Një afat i arsyeshëm do të konsiderohej prej një muaji derisa qeveria të ndërmerr hapa dhe të përshtat në raport edhe me vitet e tjera”, ka thënë ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate