Detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se, një 32-vjeçar i identifikuar si Fatbardh Doda ka plagosur me pistoletë në krah të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ndërkaq, sipas dëshmisë së vajzës, Doda ka qenë i pirë dhe arma i ka shkrehur pa dashje.
Vlen të theksohet se, vajza e re ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa policia po kreh zonën me qëllim kapjen e autorit 32-vjeçar.