Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se pushimorja në Banjë të Istogut tash është gati për pensionistët e kryeqytetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rama shkroi në Facebook se çelësat e pushimores ia dorëzuan Shoqatës Komunale të Pensionistëve të Prishtinës.
“Pushimorja në Banjë të Istogut, për pensionistët e Prishtinës, është gati I dorëzuam çelësat e pushimores, Shoqatës Komunale të Pensionistëve të Prishtinës. Objekti pas renovimit duket si i ri, dhe është një ambient super i përshtatshëm, i rrethuar me natyrën e jashtëzakonshme të Banjës së Istogut. Do të kaloni pushime të mrekullueshme!”, shkroi Rama.