11/13/2025 7:03:22 PM

Mbi 350 qytetarë serbë kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve në RKS

Duhet të lexoni

Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegal në RKS, prejse Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim që t’ua mundësojë ndërrimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur, Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ky vendim i MPB-së ishte i duhur dhe i nevojshëm.

“Që nga 9 maji deri me 22 maj, qytetarët serbë janë duke i konvertuar patentë shoferët. Procedurë e tyre është duke shkuar mirë. Nga shifrat që kanë aplikuar nga i nënti deri me 22 janë diku rreth 360 qytetar. Vendimi ishte më së i nevojshme arsye ishte se këta qytetarë i regjistruan kerret në RKS po nuk kishin patën shofer të Republikë së Kosovës, kështu që ishte e nevojshëm që këta qytetar të përkthejnë patente shoferët nga strukturat ilegale ashtu siç i kryhen edhe automjete edhe të kompletohen edhe ne komunikacion”, ka thënë Camaj.

Pas liberalizimit të vizave, ai shtoi se interesim të madh serbët kanë shprehur edhe për pajisje me pasaporta të Kosovës.

“Edhe qytetarë serb, pas liberalizmit të vizave edhe qytetarët nëpër komunat veriore kanë shtuar interesim të madh për tu pajisur me pasaporta. Vlejnë të theksohet se shifrat janë shumë të mëdha krahasuar me vitet e kaluara. Që nga një janari deri me 22 maj, janë pajisur me pasaporta diku rreth 2 mijë e 500 qytetar serb. Që do të thotë nëpër katër komunat veriore, por edhe nëpër komunat tjera që janë me shumicë serbe të gjithë qytetarët serb janë të interesuar të pajisen me pasaporta”, ka thënë ajo.

Kryeshefi i ARC-së ka thënë se në nivel vendi, rreth 22 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për tu pajisur me pasaporta.

“Sa i përket kërkesave të qytetarëve pas liberalizimit të vizave, kërkesat u shtuan, shifrat janë rritur nga muaji janar deri në mars. Totali i aplikimi nga një janari deri me 22 maj është rreth 22 mijë pasaporta që kanë aplikuar qytetar e Kosovës. Tani pajisen menjëherë, afati që nga dita e aplikimi deri të pajisen tani e kemi zbritur ne afate shatat ditore”, ka thënë ai. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate