9/18/2025 2:48:58 AM

Ministri Peci: Bujqit e Rahovecit deri më tani janë përkrahur me 21 milionë euro

Duhet të lexoni

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron në Rahovec në shënim të Ditës së Verës ku së bashku me përfaqësues së Shoqatës se Verëtarëve, Shoqatës se Gastronomeve dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit do të bashkëbisedojnë rreth mundësive për bashkëpunim ndërsektorial.

Ministri Peci gatë fjalimit të tij njoftoi se gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri “kaq të rëndësishëm për zhvillim ekonomik”, bujqit e Komunës së Rahovecit janë përkrahur deri më tani me 21 milionë euro në kategorinë e granteve, subvencioneve, dhe kompensimin e dëmeve ne bujqësi.

Si institucion, ai tha se e përkrahin sektorin e vreshtarisë dhe veretarisë përmes granteve dhe subvencioneve.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Verarisë. Ne kemi zbarkuar në Kryeqytetin e Bujqësisë, në Rahovec ku është qendra dhe promovimi kryesor i verarisë në Kosovë. Shënimi i kësaj dite ka disa arsye: e para promovimi i punës së mirë që po bëjnë vreshtarët dhe verëtarët në ofrimin e verës sa më cilësore. Kemi ardhur në një tur në disa kantina, për momentin jemi të ‘KosovaWine’. Unë si ministër dëshiroj të bëj një apel që sa më shumë të promovojë produktet vendore dhe në funksion dhe kërkesa ime për gjitha shoqatat gastronome e çdo restorant që minimalisht ta ketë një prodhues të Kosovës në mënyrë e vet që e shërben. Mendoj që është një veprim patriotik dhe përtej aspektit patriotik, sektori i verave ka arritur në një nivel të lartë të cilësisë”, tha Peci.

“Nga viti 2021 deri në vitin 2024, 1, 5 milion euro është vlera me të cilën janë subvencionuar verëtarët për litër vere të prodhuar, ndërsa 6.7 milionë euro është shifra me të cilën janë subvencionuar vreshtarët për hektarë te vreshtës për vitin 2021, 2022 dhe 2023. Ndërsa deri më tani me rreth 2.2 milionë euro, kemi përkrahur Komunën e Rahovecit me grante në bujqësi përgjatë qeverisjen sonë”, theksoi ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate