9/18/2025 5:09:02 PM

Mungojnë deputetët, nuk mbahet seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje

Duhet të lexoni

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje ka dështuar të mbahet në mungesë të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se në sallë janë vetëm 40 deputetë.

“Pritëm boll, rreth 40 minuta. E ndërprejmë këtë seancë dhe merremi vesh për një datë tjetër”, tha Konjufca.

Ndërkaq, nga AAK të cilët kanë thirrur këtë debat, thanë se në dakordim me partitë tjera do të vendosin për datën kur do të thirret seanca.

“Grupi parlamentar i AAK-së tash e tre muaj ka vendos një kërkesë për debat për tri vjet të qeverisjes Kurti. Në diskutim edhe me grupet parlamentare edhe në mungesë të deputetëve një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë në mes të opozitës dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhte pa dakordim të plotë dhe pjesëmarrje të të gjithë deputetëve. Andaj në dakordim edhe me grupet tjera parlamentare, po e shtyjmë këtë debat. Në kryesi vendosim për datën”, tha Tahiri.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, në seancën e së enjtes, ka miratuar, pos tjerash, edhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka bërë të ditur se deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate