5/14/2025 2:34:23 AM

Mbi 1.3 milion banorë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Duhet të lexoni

Mbi 1 milionë e 300 mijë është numri popullsisë i regjistruar deri tani në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi.

Zyrtarë qeveritarë dhe kryetarë komunash ftojnë qytetarët që akoma nuk janë regjistruar që ta bëjnë këtë.

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri më 17 maj, datë kjo kur përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i filluar më 5 prill.

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi, flet për rrjedhën e procesit dhe numrin e qytetarëve të regjistruar.

“Procesi i regjistrimit të popullsisë deri tani mund të themi se ka shkuar mirë, me pak sfida që kemi pasur gjatë punës në terren. Nesër do të dalim me shifrat e reja. Por, referuar të dhënëve të fundit që kemi nxjerrë, janë mbi 1 milionë e 300 mijë qytetarë që janë regjistruar si popullsi rezidente dhe afërsisht 400 mijë të regjistruar në platformën elektronike e-diaspora”, tha ajo.

Regjistrimi është duke u zhvilluar në të gjitha komunat, ndonëse në veri ka hezitim për pjesëmarrje në proces. E, të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar, Qeriqi thotë se mund të lajmërohen për regjistrim.

“Ka raste kur regjistruesi nuk ka shkuar në ndonjë ekonomi familjare. Mirëpo, kjo është java e fundit dhe ASK e ka përgatitur edhe një ekip mobile që në çdo rast mund të vizitoj familjet të cilat lajmërohen se nuk ka shkuar regjistruesi tek ata”, tha Qeriqi.

Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, parasheh gjoba për të gjitha ata që refuzojnë të regjistrohen apo japin informata të pasakta. Personat fizik mund të gjobiten deri në 2 mijë euro, ndërsa ata juridik deri në 20 mijë euro.

Zëdhënësja e ASK-së u pyet nga Radio Kosova nëse ka ndonjë rast të gjobave të shqiptuara për mos regjistrim. Qeriqi tha se ASK nuk shqipton gjoba, por të gjitha ata që assesi nuk pranojnë të regjistrohen mund të ndëshkohen nga organet kompetente.

E pyetur për mundësinë e shtyerjes së procesit të regjistrimit të popullsisë, Qeriqi ka thënë se deri tani nuk kanë menduar dhe as nuk kanë informata për mundësinë e zgjatjes së afatit të regjistrimit.

Thirrje për regjistrim ka bërë edhe ministri i financave, punës dhe transferove, Hekuran Murati.

“Pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë. Është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira”, ka shkruar Murati në Facebook.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate