5/10/2025 7:23:07 PM

Gërxhaliu: Kompanitë kosovare po përzgjedhin shtetet e rajonit për të investuar, qasja institucionale është në varfëri e jo zhvillim

Duhet të lexoni

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, thotë për Ekonomia Online se shqetësim në vend është zhvendosja e kapitalit të bizneseve jashtë Kosovës. Ai përmend kompanitë kosovare që përzgjedhin shtetet e rajonit për të investuar.

Sipas Gërxhaliut, veprimet institucionale po anojnë tek politikat majtiste, gjë që sipas tij janë të gabuara. Ai thotë se shqetësuese është fakti që orientimi institucional është “që të gjithë të jenë të barabartë në varfëri dhe jo zhvillim dhe qëndrueshmëri”.

Shqetësuese për bizneset e sheh ikjen e fuqisë punëtore e kamatat e larta bankare.

Për këtë, Gërxhaliu ka kërkuar veprime institucionale.

“Dhe ajo brenga tjetër që askush nuk po e vëren është një ikje në heshtje e kapitalit të bizneseve kosovare në vendet e rajonit dhe më gjerë. Po të shkoni në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi edhe Slloveni e vende tjera evropiane ju do të habiteni me numrin e investitorëve nga Kosova që investojnë në kapitalin e atyre vendeve dhe kjo duhet të jetë brenga më e madhe. Ajo që dua ta ndaj me ju është një fakt tjetër. Nuk duhet gjithmonë të numërohet sa largohen nga Kosova por çka bën shteti që ata t’i motivoj të mbesin në Kosovë. Ne nuk kemi reforma në arsim për një ligj në shërbime shëndetësore, kampanja vetëdijesuese që kish me i motivu të rinjtë me qëndrua në Kosovë dhe atëherë nëse të gjitha këto përcillen me qetësi, nuk duhet të na habis fakti qe po largohen të rinjtë, nuk duhet të krijojmë teatër, ta ekzagjerojmë se është një zbrazje masive dhe kjo i shkon përshtati shumë më tepër armiqve të saj shekullor se sa progresit dhe perspektives së republikës sonë”, deklaroi Gërxhaliu.

Ikja e fuqisë punëtore e kamatat e larta bankare, janë disa nga problematikat që sipas ish-kreut të OEK-ut po e “ngulfatin” sektorin privat në Kosovë. Për këtë, Gërxhaliu ka kërkuar veprime institucionale.

Sfidat e sektorit privat çdo ditë janë më të mëdha. Nuk kemi të bëjmë vetëm me ikjen e fuqisë punëtore, kemi me oraret e eksporteve, pasivizim të diplomacisë ekonomike, kamatat e larta bankare dhe e tëra kjo po e ngulfat çdo ditë e më tepër ambientin biznesor kosovar, ikja e fuqisë punëtore vërtetë është shqetësuese edhe pse nuk është në nivelin e paralajmëruar se do jetë shumë e lartë, por nuk duhet të merremi me shitjen e biletave dhe ikjen me vetura. Por çka bëjmë që ata të mbesin në Kosovë, cilat janë kampanjat vetdijësuese që të rinjtë ta kuptojnë që Evropa nuk është ajo që ka qenë më parë, cilat janë ligjet të cilat me urgjencë janë draftuar apo hartuar të jenë në funksion të zbrazjes në Kosovë”, thotë Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka përmendur edhe barrierat dhe vështirësitë e të bërit biznes në vend. Thotë se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një politikë majtiste.

“Definitivisht ndër arsyet kryesore është stabiliteti ekonomik që Kosovës po i mungon. Në rend të dytë e kemi një burokraci të politizuar dhe në rend të tretë qasja institucionale shumë më tepër drejt një ekonomie majtiste se sa djathtiste dhe iniciativa që të shikohet biznesi për tu gjobitur jo për tu mbështetur është një arsye shtesë kur krejt kësaj i shtohet fakti që nuk ka një dialog të mirëfilltë publiko-privat. Është vërtetë mjaft shqetësuese dhe në këtë drejtim besoj qasja apo orientimi institucional që të gjithë të jenë të barabartë në varfëri dhe jo zhvillim dhe qëndrueshmëri është qasja më e gabuar që Kosovën po e kthen mbrapa se sa që po e avancon të bëj hapa drejt zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh Gërxhaliu.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate