Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do t’i drejtohet sot popullit serb ku do të flasë për situatën në Kosovë, pas kthimit nga New Yorku ku mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë këtij adresimi që mbahet nga ora 18:00, Vuçiq do të flasë edhe për rezolutën e Srebrenicës.
Vuçiq në seancën e 22 prillit të KS të OKB-së u ballafaqua me katër heroina të Kosovës të cilat u përfaqësuan nga presidentja Vjosa Osmani.
E para e shtetit të Kosovës, i përmendi historitë e tyre, që janë të mbijetuara nga lufta e vitit 1999.
Osmani mes tjerash i tha Vuçiqit se duhet t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin. Sinjali