9/7/2025 12:02:13 PM

Jasharaj: Nagavci merr leje nga Kurti për t’u takuar, s’është e vërtetë që je e gatshme për takim me SBASHK-un

Duhet të lexoni

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se që nga greva e shtetorit të vitit 2022, SBASHK-u ka dërguar kërkesa për takim me Ministren Nagavci, por që s’ka ndodhur, pasi siç thotë ai nga stafi i është thënë se ajo është e zënë me aktivitete, shkruan Reporteri.net.

Derisa Ministrja ditë më parë shprehu gatishmëri për tu takuar me SBASHK-un, Jasharaj thotë se kjo nuk qëndron pasi me 22 prill se i është nisur kërkesë por që nuk ka pasur përgjigje nga ajo vetë dhe nga Qeveria.

Deklarata e plotë pa ndërhyrje

Ministre Nagavci pas grevës së shtatorit 2022 SBASHK të dërgoi këkresa e kërkesa që të takoheshim e të bashkëbisedonim lidhur me gjendjen akuale në arsim dhe për këkresat e të punësuarve, që nga çerdhet e deri në univeristete, por ti e mbaje inatin e grevës.

Ne pastaj i ndalem shkresat sepse nga Kabineti juaj merrnin përgjigje se ju nuk paskeni kohë duke u marrë me aktivitete te shumta të takoheshit me ne e të tjetët dhe ato angazhime e aktivitete nuk shiheshin shumë, por ne nuk deshem të të lodhim e të të ta rrisnim mendjen më.

Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisem prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi.

Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha këkresat legjitime të anëtarësisë, të ciat edhe medit e nderuar i publikuan.Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vëtetën para medieve.

Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindiktat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishëmri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate