11/4/2025 4:34:42 PM

Maqedonci ngre shqetësime mbi tensionet Kosovë-Serbi

Duhet të lexoni

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka ngritur shqetësimet e tij mbi gjendjen e sigurisë në Ballkan, duke përmendur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas stërvitjeve ushtarake të kësaj të fundit në afërsi të kufirit.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Ballkani ende ka gjendje jo-stabile nisur nga tensionet Serbi-Kosovë dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe mbrojtjen

Ai theksoi se është në interes të përgjithshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian.

Ministri Maqedonci foli edhe lidhur me përpjekjet ruse për destabilizim të rajonit, përfshirë edhe nëpërmjet lajmeve të rrejshme.

Ai këto komente i bëri gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me temën “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”

Punimet e Asamblesë i zhvilloi Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, që zyrtarisht i hapi kryetari i këtij komisioni, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci.

Gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”, deputeti Bajqinovci tha se fokusi kryesor është mbi ndikimin e kërcënimeve të jashtme ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.

“Raporti vë në dukje se zhvillimet e vitit 2023 treguan përpjekje për përkeqësimin e stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore. Prishtina dhe Sarajeva shënojnë raste serioze të tensioneve, të cilat mund të çojnë drejt pasigurive të mëdha, si pasojë e tensioneve dhe kërcënimeve të jashtme”, tha Bajqinovci

Në këtë kontekst, Bajqinovci shtoi se kërcënimet në rritje të sigurisë dhe tensionet në Prishtinë, për shkak të përpjekjeve të Beogradit për destabilizim të komunave veriore të Kosovës dhe përpjekjeve të etnitetit të Republikës Serbe për shkëputje nga Sarajeva, janë aspekte të veçanta që ky raport thekson.

Po ashtu, deputeti Bajqinovci tha se sipas këtij raporti edhe inteligjenca amerikane parashikon rritjen e tensioneve etnike në rajon, të cilat mund të shfrytëzohen nga liderët nacionalistë për avantazhe politike dhe për të penguar integrimin në BE dhe në NATO.

“Si përfundim, në dritën e raportit, është e qartë se pushtimi ushtarak rus në Ukrainë ka ngritur sfida të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe politikës, duke rrezikuar edhe paqen dhe stabilitetin e disa vendeve anëtare të SEECP-së”, theksoi deputeti Bajqinovci, duke shtuar se pavarësisht nga kërcënimet e jashtme, Kosova është e interesuar për fqinjësi të mirë, respekt e bashkëpunim reciprok

Koordinatori i EJL dhe analisti i lartë i politikave ekonomike, Arslan Umut Ergezer, gjatë prezantimit të barometrit të sigurisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera foli edhe për çështjen e korrupsionit.

Duke folur për të gjeturat e raportit për sa i përket migrimit të qytetarëve, deputeti Ergezer tha se një numër i madh i qytetarëve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të interesuar të migrojnë për në vende të tjera.

“Mbi 50 për qind e të rinjve në vendet tona dëshirojnë të largohen nga vendet e tyre”, tha Ergezer, duke shtuar se përqindja shkon edhe më lartë kur është në pyetje siguria për të ardhmen ekonomike të qytetarëve.

Migrimi dhe siguria, ai tha se janë të ndërlidhura mes vete, kështu që lufta në Ukrainë, përkatësisht vazhdimi i saj, krijon edhe më shumë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Pas përfundimit të debatit, nuk pati kuorum për vendimmarrje për miratimin e draft-raportit dhe draft-rezolutës, pasi sallën e lëshoi një deputet nga Maqedonia Veriore.

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të cilat u përmbyllën sot, morën pjesë deputetë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate