11/5/2025 5:43:56 AM

Krasniqi: Lista Serbe dhe Beogradi kanë dhënë urdhër për bojkotim, nuk duan të përballen me dështimin e tyre

Duhet të lexoni

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se edhe dy ditë bëhen një vit nga procesi zgjedhor për kryetarët e komunave në veri, dhe siç thotë ai ani pse patën shtyrë dy herë afatin, Lista Serbe atë kohë me urdhër të Beogradit nuk mori pjesë në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.

Për t’i dhënë mundësi vendosjes demokratike, Ministri Krasniqi thotë se Kosova nxori udhëzimin administrativ, që komunat në veri të kenë proces demokratik përmes përcaktimit qytetar.

Edhe 2 ditë bëhet 1 vit nga procesi zgjedhor për kryetarët e komunave në 4 komunat në veri të Republikës së Kosovës. 2 herë e patëm shtyrë afatin e zgjedhjeve vetëm për t’i dhënë mundësi të gjithëve. Me urdhër të Beogradit asokohe Lista serbe nuk mori pjesë në zgjedhje dhe në komuna u vendosën kryetarët legal që janë edhe sot.

Për t’i dhënë mundësi vendosjes demokratike Republika e Kosovës nxori udhëzimin administrativ si mundësi që komunat në veri dhe jo vetëm të shkaktojnë proces demokratik zgjedhor përmes përcaktimit qytetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqi, lidhur me votimin sot që po zhvillohet, është evidente që Lista Serbe dhe Beogradi kanë dhënë urdhër për bojkotim pasi sipas tij nuk duan të përballen me dështimin eventual të tyre.

“Në përputhje me këtë sot në veri të vendit, pas peticionit të sukseshëm, po mbahet votimi që do të çonte ose jo në zgjedhje komunat përkatëse. Është evidente që Lista serbe dhe Beogradi kanë dhënë urdhër për bojkotim, dhe jo sepse ata nuk duan zgjedhje, por se nuk duan të përballen me dështimin eventual të tyre.

Por, për institucionet e vendit më e rëndësishme se kjo është obligimi që kemi marrë për të krijuar infrastrukturën dhe mundësinë që qyetarët të shprehin në mënyrë demokratike vullnetin e tyre duke përmbushur kështu edhe një zotim të dhënë edhe karshi qyetarëve edhe faktorit ndërkombëtar për krijimin e rrethanave për zgjedhje të reja atje. Është në duar të qyetarëve atje që të shfrytëzojnë këtë mundësi, ndërkohë që është rendi që secila masë e padrejtë mbi Kosovën të hiqet përfundimisht”, ka shkruar Ministri Elbert Krasniqi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate