5/3/2024 7:03:20 PM

Vuçiq arrin në New York, të hënën ballafaqohet me Osmanin në OKB

Duhet të lexoni

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka arritur në New York, ku të hënën do të ballafaqohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim, do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, Osmani ditën e shtunë ka udhëtuar për në Amerikë, transmeton Klankosova.tv.

“Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, u tha në këtë njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë qëndrimit në New York, shefja e shtetit të Kosovës pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Një “banor” i ri i bashkohet “Ferma VIP”, si reaguan lojtarët

Në fermën më të njohur në vend është bashkuar një pjesëtar i ri.Një iriq i është bër& ...

“Bashkë”/ Bardhi dërgon dron brenda ‘BBV’, ja cilët janë dy banorët që këngëtari surprizoi

Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me nj&eu ...

Përballja me produksionin dhe inati me opinionisten / Jetmiri thyen heshtjen pas daljes nga BBVip

Jetmiri më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen pas daljes së pazakontë nga shtëpia e Big Brother VIP.I ftuar sot ...

Jetë / Stil

Ndalimi i habitshëm, Milano nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës.Në ...

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Sport

Arsenali triumfon në derbin londinez, vazhdon luftën për titull

Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Tottenhami, duke triumfuar 3-2 në kuadër të j ...

Fitojnë Ballkani e Llapi, Drita ndalet nga Dukagjini

Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.Ballkani regji ...

Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Në janar të këtij viti trajneri i Barcelonës, Xavi, kishte tronditur të gjithë pas vendimit që mori për të ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate