11/12/2025 9:15:23 PM

Përfaqësuesit spanjollë do të votojnë kundër pranimit të Kosovës në KiE

Duhet të lexoni

Përfaqësuesit e partive spanjolle, PSOE (Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle) dhe PP (Partia Popullore) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të votojnë të martën e ardhshme kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Organi përbëhet nga 46 shtete. Pesë parlamentarët Socialistë dhe tre të tjerë nga PP-ja do të refuzojnë pranimin e Kosovës, sipas medias spanjolle “Europa Press”, transmeton Klankosova.tv.

“Do të votojmë kundër sepse ne vazhdojmë të mbajmë të njëjtin kriter”, ka thënë një burim i PSOE-së për “Europa Press”, duke iu referuar qëndrimit të Spanjës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo parti konsideron se tani nuk është koha për hyrjen e Kosovës në këtë organizatë sepse do të mund të “zbulonte hapësira për konfrontim”. Në mesin e 46 shteteve anëtare të KiE-së, janë disa që nuk e njohin Kosovën, përfshirë edhe Spanjën.

As PP-ja, sipas “Europa Press”, nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket pavarësisë së Kosovës. Burime brenda PP-së i kanë konfirmuar medias spanjolle se do të votojnë kundër sepse “nuk është precedent i mirë” që ky “territor” të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare e KiE-së do të mbajë debat të martën e ardhshme ku do të vendoset se a do të referohet vendimi për anëtarësimin e Kosovës te Komiteti i Ministrave. Ky është organi më i lartë i organizatës, që do të mblidhet në maj në Reykjavik. Ishte pikërisht ky institucion që i kërkoi PACE-s një vit më parë të japë opinion mbi këtë çështje.

Sipas “Europa Press”, kundërshtimi nga tetë përfaqësuesit spanjollë nuk duhet të paraqesë problem për Kosovën. Ka një shumicë të gjerë të vendeve që e njohin Kosovën dhe do të votojnë pro saj.

Problem nuk pritet të ketë as në Komitetin e Ministrave, ku nevojitet votimi nga dy të tretat – Rusia u përjashtua pas ivnadimit të Ukrainës – e që janë 31 vende.

Burime diplomatike kanë sqaruar për “Europa Press” se edhe ministri i jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, do të votojë kundër. /Klankosova.tv


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate