5/6/2026 7:09:34 AM

Ilir Meta drejt dorëheqjes si President

Duhet të lexoni

Ka disa shenja dhe mesazhe të qarta se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar 5 vota në Gjykatën Kushtetuese për të shkarkuar Ilir Metën në këtë fillimvit.

Ilir Meta mund të japë dorëheqjen si President duke iu bashkuar në terren betejës së aleatit të tij Sali Berisha kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër reformës në Drejtësi, veprimit të SPAK ndaj korrupsionit dhe krimit elitar si dhe për të rrëzuar Lulzim Bashën, i cili akuzohet nga Berisha për tradhti me SHBA, bashkëpunim me Soros dhe Edi Ramën. Fillimisht Ilir Meta u përbetua se do të largohej nga Presidenca nëse Edi Rama do të merrte 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Rama mori 74 mandate, por Meta nuk doli nga Presidenca, të cilën e ka kthyer në selinë kryesore të bandës së tij LSI që u shpartallua në zgjedhje, ndërsa selinë zyrtare të LSI kërkon ta japë me qira.

Tashmë Ilir Meta mund të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Presidenca bashkë me shpurën e tij politike, për shkak të shkarkimit të pritshëm nga Gjykata Kushtetuese, për cënim të marrëdhënieve me SHBA, nxitjen përplasjeve civile, nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës gjatë ‘çmendurisë’ së prillit. Me anë të dorëheqjes Meta do të shmangë një situatë të rëndë për të, ku në rast shkarkimi, policia do të ndërhyrë për ta nxjerrë me forcë nga Presidenca.

Ka disa shenja dhe mesazhe të qarta se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar 5 vota në Gjykatën Kushtetuese për të shkarkuar Ilir Metën në janar apo shkurt të këtij viti.
Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Vitore Tusha, Altin Binaj dhe Përparim Kalo pritet të votojnë pro shkarkimit të Ilir Metës si një dhunues i kushtetutës dhe kundërshtar i Perëndimit. Ka përpjekje për të bindur edhe Marsida Xhaferllarin, mikeshën e Enkelejd Alibejat, për të bashkuar votën me shumicën. Gjithsesi, në votimin e fundit në Gjykatën Kushtetuese, për ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjes vendore, Xhaferllari u bashkua me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Edhe pse padia e Metës dhe Kryemadhit u rrëzua me 5 vota, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja votuan pro çiftit Meta-Monika.
Ilir Meta ka vetëm një votë të sigurt në Gjykatën Kushtetuese, atë të Sonila Bejtjas, e cila është gruaja e Andi Bejtjas, një analist pranë Berishës dhe oborrit të LSI-së. Andi Bejtja rezultoi se paguhej nga biznesmeni italian i akuzuar si mafioz Francesco Bechetti me 18 milionë lekë në muaj. Ilir Meta e emëroi me firmën e tij Sonila Bejtjan në Gjyaktën Kushtetuese, pa plotësuar kriteret, vetëm për të siguruar votën e saj. Megjithatë, vota e Sonila Bejtjas dhe Marsida Xhaferllarit nuk mjaftojnë për ta shpëtuar Metën./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate