9/7/2025 9:18:39 AM

Ambasada britanike: S’ka asnjë model të Irlandës së Veriut që mund të imponohet si “zgjidhje për Kosovën”

Duhet të lexoni

Mbretëria e Bashkuar beson se ka gjëra që Kosova dhe Serbia mund t’i mësojnë nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë, e cila para 26 vjetësh i kishte dhënë fund dhunës së gjatë në Irlandën e Veriut.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, tha në një përgjigje se nuk ka asnjë model të tillë që mund të imponohet për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar për ta mbështetur Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e së Premtes së Mirë u negociua dhe i ka qëndruar provës së kohës si rezultat i të gjitha palëve që demonstruan një përkushtim ndaj dialogut dhe pajtimit. Edhe pse ne besojmë se ka mësime që mund të mësohen nga ky proces i paqes, nuk ka asnjë ‘model të Irlandës së Veriut’ që mund të imponohet si një “zgjidhje për Kosovën””, thuhet në përgjigjen e ambasadës britanike.

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, e kishte përmendur Marrëveshjen e Belfastit si shembull për arritjen e pajtimit me respekt, lëshime dhe negociata

“Unë flas si një britanik për t’ia kujtuar audiencës se pas vitesh vërtet të vështira, 25 vjet më parë të dyja palët në Irlandën e Veriut u ulën dhe krijuan Marrëveshjen e së Premtes së Mirë dhe ajo i qëndroi kohës. Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Pra, ka të bëjë me respektin, ka të bëjë me lëshimet, negociatat, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, deklaronte Peach më 4 mars, në një panel diskutimi për sfidat dhe mundësitë në Ballkan në Forumin e Diplomacisë në Antalya.

Britaniku u prit të enjten në Prishtinë nga krerët e shtetit. Në takimin me të, kryeministri Albin Kurti, siç njoftoi ZKM, “ndau me Lord Peach reflektimet e tij për vizitën që kishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, si dhe takimet në Irlandën e Veriut në fund të muajit shkurt të këtij viti”.

(Foto nga arkivi: Kurti gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit të Irlandës Veriore, Chris Heaton-Harris në Kështjellën Hillsborough).


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate